E ftuar në “Top Show Magazine”, pasi zbuloi detaje për klipin e saj më të ri me bashkëshortin, Miriam Cani foli edhe për marrëdhënien e saj me Albanin.
“Ne kemi tashmë 10 vite të lidhur dhe jemi mësuar me gjithçka të njëri tjetrit. Në momentin që bëhesh prind 90 përqind e zënkave janë gjithmonë për fëmijën. Kujdes si e preke! E vrare! Pse e puth kaq fortë! Por Albani është shumë pas detajeve, po ashtu si është në muzikë”, tregon Miriami.
E pyetur nga Albana se si ndihet Miriami kur i provokojnë bashkëshortin, ajo përgjigjet: “Në fakt kemi pak nga këto rastet, por unë nuk bëhem xheloze. Jam shumë e lumtur kur femrat reagojnë pozitivisht ndaj këngëve të Albanit”./Top Channel
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...