Google ADS

“Xheku” shqetësohet për 58 rastet e reja me Covid-19, thotë se do të shohim izolimin disa mujor

23:54 | 12 Qershor 2020
A. B.

Naser Rafuna është ndër aktorët më të pëlqyer të momentit në vendin tonë.

Seriali “Çka ka shpija” ku ai është i angazhuar momentalisht, me rolin e Xhekit, është një nga projektet më të ndjekura në ekranet televizive vendore, shkruan portali arbresh.info

Ai shpesh i komenton edhe ngjarjet e përditshmërisë si dhe ato politike, njejtë ka bërë edhe sonte pasi u konfirmuan edhe 58 raste të reja më Covid-19 në vendin tonë.

Ai përmes një statusi në rrjetet sociale ka shfaqur shqetësimin e tij.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

58 raste sot në Kosovë me Covid -19. E mbaj në mend disa, para 3 muajsh kur dilnin nga 4 apo 5 raste, se çfarë thirrjesh bënin, çfarë promocioni per mase mbrojtëse dhe kujdes te shtuar…deri 10
statuse e thirrje brenda një dite…sot ne ketë numër rekordi, asnjë prej tyre as një reagim. Neper rruge,pune,parlament,

,kafe…shumica pa masat mbrojtëse, tuba tuba e tufa tufaaaaa….shumë keq. Kur u shfaq Covid-19, kishte frike-kujdes me te madh, menagjohej perfekt dhe dihej kontaktet nga…sot as nuk dihet as nga kush vjen e as kontaktet nga…prandaj duhet me pase kujdesin vet.

Popull kujdes ngase keshtu, do ta shohim shpejt izolimin disa mujor.

Zot ruana dhe se paku, nese nuk keni problem shëndetin tuaj, na kurseni neve qe duam te ruajmë shëndetin tone nga ky virus sprovues. Ju faleminderit. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme