Në tryezën e “Red Table Talk”, aktori Will Smith ka vendosur të flasë për të kaluarën e tij.
Smith foli me psikologun klinik Dr. Ramani Durvasula në lidhje me marrëdhënien e tij me babain dhe si ndikoi kjo gjatë rritjes së famës në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”.
“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi ëill.
“Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.
Më vonë, në intervistë Will pyetet edhe për vajzën e tij, Willow, për të cilën thotë: “Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurë. Jam i sigurit që Willow tani do të më thoshtë: “Jo, ti ke gabuar në disa gjëra”, por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”/lapsi/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...