Aktori i njohur Will Smith ka folur së fundmi për vështirësitë e tij lidhur me shëndetin mendor për dokumentarin e tij të ardhshëm në YouTube, madje duke diskutuar gjithashtu edhe mbi vetëvrasjen në trailerin e publikuar. Në klipin e postuar në llogarinë e tij në YouTube të premten, “Will Smith: The Best Shape of My Life”, ylli i Hollywood-it shihet në një tavolinë i rrethuar nga anëtarët e familjes, duke përfshirë fëmijët e tij, Trey, Jaden dhe Shelg.
Gjatë një pjese në trailer, Will shihet duke fshirë lotët nga sytë dhe duke thënë:
Kjo ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar ndonjëherë të vetëvritem.
Ai nuk zbulon detaje të mëtejshme në lidhje me atë deklaratë në trailer. Dokumentarët e YouTube ndjekin aktorin teksa ai përpiqet të humbasë 9 kilogramë në 20 javë. Më herët në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Smith shkroi lidhur me këtë:
Ky është trupi që më ndoqi gjatë tërë periudhës së pandemisë dhe ditë të panumërta duke kontrolluar nëpër dollapët e ushqimeve. Unë e dua këtë trup, por dua të ndihem më mirë. Jo më ushqime natën vonë.
Në trailer, Smith tregon se gjatë udhëtimit të tij të fitnesit, ai kuptoi se duhej të fokusohej në shëndetin e tij mendor dhe të ndante të vërtetën e tij me botën.
Unë jam gati t’i tregoj botës se sa pak di për veten time.
Publikimi i dokumentarit është caktuar të përkojë me kujtimet e ardhshme të Smith, “Will”, që do të dalë më 9 nëntor. Smith shihet duke punuar në një tavolinë për të përfunduar librin e tij në trailerin për filmat e tij dokumentar. Episodi i parë do të publikohet në YouTube më 8 nëntor.
Rikujtojmë se, Jada Pinkett Smith është hapur sërish për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Will Smith. Duket se Jada ka arritur të gjejë një mënyrë për t’u përballur me vështirësitë në jetën seksuale. Dashuria dhe emocioni i fortë janë shumë të rëndësishme, por jeta aktive seksuale ka po aq shumë vlerë në një marrëdhënie./topradio/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...