Aktori që shkaktoi bujë në Oscar 2022, Will Smith ka refuzuar të largohet nga ceremonia e Oscars pasi sulmoi komedianin Chris Rock, zbuloi të mërkurën Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, teksa filloi masat disiplinore kundër yllit të kinematografisë.
Smith mund të përballet me përjashtimin nga Akademia për shkak të gjestit të tij, transmeton portal arbresh.info
“Ndërsa ne dëshirojmë të sqarojmë se Smithit i është kërkuar që të largohet nga ceremonia e Oscar, por ai ka refuzuar”, thuhet në deklaratën e Akademisë.
Akademia, organi që shpërndan çmimet Oscar, tha se do të zhvillonte një votim mbi atë se çfarë masash duhet të ndërmerren kundër Smith lidhur me sulmin televiziv global, i cili prishi mbrëmjen më të rëndësishme të Hollivudit.
“Aktorit Smith do t’i jepet njoftimi të paktën 15 ditë para në lidhje me shkeljet dhe sanksionet ndaj tij”, thuhet në raport.
Grupi është nën presion të madh për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme shuplakës, e cila ka dominuar pasqyrimin e çmimeve të shkëlqyera dhe është vënë në qendër të vëmendjes.
Shuplaka ka lënë kryesisht “të shurdhër” filmin CODA i cili edhe fitoi për filmin më të mirë.
Përjashtimi nga klubi ekskluziv është i rrallë, por jo i padëgjuar: Harvey Ëeinstein u përjashtua në vitin 2017 pasi u shfaqën raporte për dekada të sulmeve seksuale.
Regjisori Roman Polanski u përjashtua në vitin 2019 pas vitesh polemikash rreth dënimit të tij në vitin 1978 për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare.
Asnjërit prej tyre nuk iu anuluan fitimet e Oskarit./AFP/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...