Will Smith ka një histori suksesi që çdokush do ta kishte zili.
Ai është një nga të paktët artistë që ka patur një sukses të madh në tri fusha të ndryshme argëtuese: TV, muzikë dhe filma.
Në vitet 80, ai filloi si një reper nën emrin “Princi i freskët” me një sukses modest, por fama e tij u rrit shpejt pasi mori rolin kryesor në serinë televizive The Fresh Prince of Bel-Air.
Kur seritë përfunduan, Will Smith u zhvendos në filma të tjerë me role kryesore.
Smith ka luajtur në disa nga filmat më të suksesshëm të Hollywood-it si Men In Black, iRobot, The Pursuit of Happyness, Ali, dhe Bad Boys.
Ai është i vetmi aktor me 8 filma të njëpasnjëshëm, ku ka fituar më shumë se 100 milion dollarë vetëm nga biletat e shitura.
Përmes filmave, dashurisë për jetën dhe fjalimeve të tij, ai është bërë një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën.
Këto janë disa nga thëniet më frymëzuese të Will Smith që do t’iu inkurajojnë të vini në punë të gjithë potencialin tuaj, ndërsa më pas, mund të ndiqni një mesazh për dashuria nga artisti i madh, me rastin e përvjetorit të martesës, dedikuar bashkëshortes…
16 THENIE
I vetmi vend ku mund të ekzistojë frika është në mendimet tona për të ardhmen.
Është një produkt i imagjinatës tonë, duke na frikësuar për gjëra që nuk janë të pranishme dhe që nuk ekzistojnë. Mos më keqkuptoni rreziku është i vërtetë, por frika është një zgjedhje.”
Jeta juaj përmirësohet kur e bëni jetën e njerëzve të tjerë më të mirë”
Ji vetvetja, bëj gjërat e tua dhe puno shumë.
Njerëzit e vërtetë – ata që përkasin në jetën tuaj – do të vijnë vet tek ty.
Dhe do të qëndrojnë përgjithmonë.”
Talenti është i natyrshëm.
Aftësia zhvillohet vetëm me orë dhe orë dhe orë për të përmirësuar zanatin tuaj”.
Aty ku unë shkëlqejë etika e punës është qesharake, e neveritshme.
Duhet të dini se, kur të tjerët flenë, unë jam duke punuar. “
Unë përpiqem të jem si njerëzit më të mrekullueshëm që kanë jetuar në këtë botë.”
Will Smith tregon çfarë ka mësuar nga 20 vite martesë
Në janar 2018, Will Smith e festoi 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Jada Pinkett Smith.
Ylli 49 vjeçar vendosi që të ndajë në llogarinë e tij në “Instagram” një fotografi me gruan e tij nga dita e martësës së tyre.
Ai aty kishte listuar disa nga mësimet që ai ka mësuar për dashurinë gjatë viteve.
“20 vjet më parë, ne mbanim duart e njëri-tjetrit fort, derisa po ecnim drejt altarit.
Kam mësuar shumë prej atëherë.
Dashuria është si një kopsht.
Kam mësuar të fokusohem të të ndihmojë të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh), se sa të të kërkojë të jesh ajo çfarë egoja ime kërkon të jesh.
Kam mësuar të gjej kënaqësi kur t’ ndjek ëndrrat tua, më shumë se sa të të shtyejë të përmbushësh dëshirat e mia egoiste, duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia.
Kam mësuar.
Dashuria është të dëgjosh.
Dashuria është të japësh.
Dashuria është liri.
Urime përvjetorin, mbretëresha ime.
Jam i përkushtuar të jem pranë teje”, kishte shkruar Will.
Çifti që ka kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 1997, kanë bashkë dy fëmijë, Jaden dhe Willow.
Por kjo nuk është e tëra, sepse Smith është edhe babai i një djali 25-vjeçar nga një martesë e mëhershme.
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV