Grupi i njohur shqiptar, West Side Family, janë rikthyer me projekt të ri muzikor.
Ata vijnë me një përpunim të këngës së popullarizuar “Lule t’bukra ka Tirona”, të cilën e kanë shoqëruar me një videoklip.
Klipi përfshin një dasmë tradicionale e po ashtu edhe veshjet shqiptare duke përfshirë çdo detaj.
Projekti siç edhe kanë treguar mbështetet mbi këngën origjinale me të njëjtin titull të shkruar nga Muharrem Gurra.
Teksti u bë nga Alban Kondi, kurse ky i fundit u përkujdes edhe për muzikën në bashkëpunim me Klodian Qafokun.
Në këngë janë të përfshirë edhe disa artistë të tjerë si: Altin Gunga në klarinetë, Artur Yzeiri në llahutë dhe Eraldo Feto në violinë.
Kënga tashmë gjendet në YouTube, në kanalin e West Side Family dhe besohet që do të pritet mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...