“Dija mjaftueshëm për të bërë më shumë nga çfarë bëra”.
Në një intervistë për “New York Times”, regjisori Quentin Tarantino reagon mbi skandalin që ka përfshirë producentin Harvey Weinstein dhe pranon se informacionet që kishte në dispozicion ishin më shumë se një thashetheme normal.
“Nëse do të bëja atë që duhej nuk do të kisha punuar më me të”, ishin fjalët e Tarantinos.
Ai shpjegon se edhe e fejuara e tij, Mira Sorvino i kishte treguar për avancime të tepruara nga ana Weinstein.
Një histori të ngjashme, regjisori i famshëm e kishte dëgjuar edhe nga një aktore tjetër disa vite më parë. E megjithatë, kjo nuk e pengoi vazhdimin e bashkëpunimit me Weinstein, duke prodhuar me të një film pas tjetrit.
Por Tarantino është penduar tani.
“I minimizova incidentet. Jam i vetëdijshëm se çfarëdo të them tani ngjan si një justifikim”, shton ai duke pranuar se nuk është në gjendje të shpjegojë arsyen e veprimeve të Weinstein.
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër