Modelja e njohur Cara Delevingne i ka mirëpritur akuzat që janë ngritur ndaj regjisorit Harvey Weinstein.
Delevingne e cila njihet për paraqitjet e saj të shumta në pasarelat e modës në botë, ka pohuar madje se edhe ajo është pjesë e abuzimeve seksuale që regjisori Winstein ka kryer gjatë karrierës së tij.
Cara e cila është biseksuale, ka thënë se Weinstein u përpoq ta puthte atë në buzë, pas një takimi të thirrur në dhomën e tij të hotelit në mes saj dhe një gruaje tjetër po ashtu.
“Sapo ishim vetëm ai filloi të mburrej për të gjitha aktoret me të cilat ai kishte fjetur dhe si u mundësoi karrierat e tyre dhe foli për gjëra të tjera të papërshtatshme me natyrë seksuale”, vazhdoi Delevingne pretendimin e saj për abuzimin që kishte bërë regjisori Winstein ndaj saj.
“Pastaj më ftoi në dhomën e tij”, thotë ajo.
Supermodelja e njohur rrëfimin e saj e ka vazhduar duke thënë se në ato momente ndihej e pafuqishme dhe e frikësuar
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...