Producenti i Hollywood-it, Harvey Weinstein ka angazhuar disa agjenci të sigurisë private, përfshirë edhe Black Cube nga Izraeli, për të hetuar femrat, të cilat e kanë akuzuar për keqtrajtim seksual.
Punonjësit në Black Cube reklamohen si “të trajnuar në njësitë e zbulimit ushtarak dhe qeveritar të Izraelit”. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në korrik, Weinstein në mënyrë direkte ka angazhuar Black Cube të parandalojë raportet origjinale të New York Times dhe New Yorker për të, si dhe librin e aktores Rose Mcgowan ku përshkruhen në detaje akuzat e pohuara.
Weinstein për herë të parë vitin e kaluar përmendi se dëshiron të angazhojë Black Cube, e cila ka reputacion ndërkombëtar në grumbullimin e të dhënave në gjithë botën përmes metodave të dyshimta ilegale, shkruajnë mediat e huaja. Black Cube është themeluar në vitin 2010 nga Janus dhe Dan Zorela që kanë qenë pjesë e njësisë për zbulim të Izraelit.
Në Izrael për këtë agjenci është shkruar në vitin 2013, kur Black Cube ishte angazhuar nga biznesmeni izraelit Nohi Darkner, i gjykuar për mashtrim në bursë. Vitin e kaluar, dy të punësuar në këtë agjenci u arrestuan në Rumani për shkak të akuzave për hakim dhe frikësim të gjykatësit kryesor në luftën kundër korrupsionit.
Black Cube nuk ka komentuar punën për Weinstein, duke theksuar për New Yorker se asnjëherë nuk diskuton për klientët e saj me palët e treta dhe asnjëherë nuk konfirmon dhe as nuk hedh poshtë spekulimet në lidhje me punën e saj.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...