Hospitalizohet reperi amerikan, Lil Wayne

08:58 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Fituesi i çmimit “Grammy”, reperi Lil Wayne, është dërguar me urgjencë të dielën në spital pasi ishte gjetur i pavetëdijshëm në dhomën e tij në një hotel në Chikago.

Reperi 34 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr e i cili është shndërruar në njërin prej emrave më të mëdhenj të kësaj muzikë në dy dekadat e fundit, thuhet se ka pësuar një sulm të dytë pasi ka shkuar në spital, transmeton arbresh.info.

Përfaqësuesi i tij e ka konfirmuar në faqen zyrtare në këngëtarit se ai ka pësuar sulme të njëpasnjëshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme