Vullneti-Xhenetës: Drenusha më ka thënë që i frikësohem epiteteve që mund të më i japë Xheneta

18:45 | 4 Dhjetor 2024
E.G

Vullneti i tha Xhenetës se Drenusha i ka thënë atij që i frikësohet epiteteve që Xheneta mund t’ia japë asaj.

I njëjti insistoi në mendimin e tij se Xheneta i është frikësuar Drenushës, gjersa tha se kjo e fundit ka folur për Xhenetën prapa krahëve.

“Tek burgu më ka thënë. Nëse ajo nuk ish pajtu me fjalët e Vullnetit pse i ka përsëritë fjalët e mija”, i tha Vullneti, Xhenetës.

“Unë e kam pyetur, ajo më ka thënë që e kam nguc Vullnetin” , u shpreh Xheneta, teksa theksoi se asnjëherë nuk ka vërejtur ndonjë fjalë tendencioze nga Drenusha.

Vullneti tha se duke tentuar ta sulmoj atë, Drenusha e ka përdorur të njëjtën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme