Reperi i njohur nga Atlanta me nofkën “Trouble” është qëlluar me armë zjarri, dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Hetuesit e qarkut Rockdale kanë bërë të ditur se kanë marrë një urdhër për arrestimin e Jamichael Jones me akuzat për vrasje, hyrje me dhunë në shtëpi dhe sulm të rëndë, por ai është ende në kërkim, shkruan bbc.
Trouble, emri i vërtetë i të cilit ishte Mariel Semonte Orr, vdiq në një apartament në periferi të Atlantas, ku ishte duke mbajtur një festë, ndërsa reperi e kishte vizituar një femër. I ndjeri ishte 34 vjeçar. /arbresh.info/
45 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton mbi 1,564 ...
Vidhen stoli ari në një argjendari në Prizren, policia jep d...
Përleshje me thika mes katër personave në Prishtinë, arresto...
Një grua në Pejë raporton në polici se dikush i ka vjedhur p...
Në raste të ndara, një burrë e një grua gjenden pa shenja je...
“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sy...