Aktorja hollivudiane me origjinë hebraike, Natalie Portman ka refuzuar të marrë pjesë në një ceremoni në Izrael, ku do merrte një çmim prej 1 milion dollarësh. Shkak, sipas njerëzve pranë saj janë ngjarjet e fundit në kufirin e Gaza-s, ku dhjetra palestinezë u vranë, disa prej tyre dhe në mënyrë makabre me snajpera.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, fondacioni izraelit që jep “Çmimin e Zanafillës”, atë pra që do i jepej Portman-it, shkruan se “ngjarjet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht shqetësuese për të dhe ajo nuk ndihet mire që të jetë prezente në ndonjë ngjarje publike në Izrael”.
Fondacioni tha se “admiron humanitetin e saj dhe respekton të drejtën e saj për të mos u pajtuar me politikat e qeverisë së Izraelit”.
“Megjithatë, ne jemi shumë të pikëlluar që ajo ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e ‘Çmimit të Zanafillës’ në Jerusalem për arsye politike. Ne druhemi se vendimi i zonjës Portman do të bëjë që iniciativa jonë filantropike të politizohet”.
“Çmimi i Zanafillës” i është dhënë që nga viti 2014 individëve për përsosmëri në fushat e tyre profesionale dhe “që frymëzojnë të tjerët përmes përkushtimit të tyre ndaj bashkësisë hebraike dhe vlerave hebraike”.
Fituesit e mëparshëm janë emra si ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg; skulptorin Anish Kapoor; violinistin Itzhak Perlman dhe aktori i Hollivudit, Michael Douglas.
Portman u lind në Jerusalem dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në moshën 3-vjeçare./tesheshi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...