Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të reja në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të turizmit në Jug të Shqipërisë.
Lumi Vjosë dhe degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.
“Bëhet fjalë për Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në të gjithë kontinentin europian. Pra është një model i ri, është një mentalitet i ri sesi i qasemi mbrojtjes së natyrës. Dhe si e tillë duke parë edhe mënyrën sesi ka ndryshuar tashmë qasja ndaj parqeve kombëtare specifikisht në këto 30 vjetët e fundit në Evropë por edhe në botë është vënë re gjithmonë e më shumë që parqet kombëtare janë një atraksion shumë i madh i turistëve”, deklaroi për Euronews eksperi i mjedisit, Olsi Nika.
Ndërkohë specialisti i ekoturizmit tha: “Do të ketë një rritje të fluksit falë edhe jehonës kombëtare që i është dhënë luginës së lumit të Vjosës, florës dhe faunës që ai mbart”.
“Lumi i Vjosës është i vetmi lum i egër i Evropës. Sigurisht që mbart një nga ekosistemet më të pasura, kjo e bazuar në radhë të parë në statistikat dhe studimet që kanë bërë studiuesit austriakë, zviceranë, amerikanë por edhe nga organizata ndërkombëtare e mjedisit “Patagonia””, shtoi ai.
Tashmë për ekspertët sfidë ngelet mbrojtja e Parkut Natyror të Vjosës si dhe sigurimi i financimeve për miradministrimin e tij në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.
“Është një sfidë e jashtëzakonshme që shtrohet përpara sepse është një përgjegjësi mjaft e madhe për një vend të vogël si Shqipëria që të arrijë të menaxhojë ashtu siç duhet këtë lloj parku kombëtar dhe si i tillë duhet që patjetër të ketë asistencë teknike, financiare nga Evropa patjetër në mënyrë që të garantojë një mbrojtje efektive te parku nga njëra anë por edhe një zhvillim përreth zonës së parkut ku do të përfitojnë absolutisht më të parët komunitetet lokale, bizneset lokale të zonës por edhe ekonomia shqiptare si e tërë”, tha eksperti Nika.
Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyror të Evropës.
Për 270 kilometra ai rrjedh pa ndërprerje mes bukurive të peizazhit dhe biodiversitetit të natyrës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...