Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në një intervistë ndryshe nga herët e tjera për jetën personale.
Ndër të tjera, Osmani tregoi se nuk ka bërë ceremoni dasme dhe arsyen.
“Ne jemi kurorëzuar në dimër, më pas kemi menduar që të presim teksa kthehen prindërit e burrit nga Australia e të bëjmë një dasëm të madhe, por më pas ajo është shtyrë dhe ai ende më thotë se më ke borxh një dasmë”, tha Osmani.
Ajo madje tha se nuk i pëlqen shumë ceremonitë e gjëra dhe se shkon shumë rrallë në dasma, vetëm tek ndonjë familjar i afërm apo shoqëri.
“Ishim të fejuar dhe data e fejesës është ajo që më shumë ia urojmë njëri-tjetrit, 3 shtatori sepse mënyra se si është organizua si e ka përgatitur ka qenë befasi dhe më shumë e mbajë në mend.
Kurse çështja e kurorëzimit pas tre muajve, ka qenë me rëndësi për familjen time që ishin prezent, por meqenëse familja e Prindonit nuk ishin pasi nuk arritën të vijnë ka qenë si një lloj mungese”, shtoi Osmani./noa/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...