Ish ylli i serialit “Gossip Girl” është tashmë nën hetime nga policia për akuzën e përdhunimit.
Një grua tjetër ka akuzuar aktorin Ed Westwick për sulm ndaj saj, pasi një aktore tjetër tha se ai e kishte përdhunuar, transmeton portali arbresh.info
Aurelie Wynn shkroi në Facebook që ylli i kinematografisë e sulmoi seksualisht atë më 2014 në shtëpinë të cilën ai e kishte marrë më qira.
Wynn ka thënë që Westwick e kishte shtyrë me fytyrë për tokë dhe e kishte mposhtur me fuqinë e tij. Më pas ai ia shqeu rrobat e banjës dhe e sulmoi.
Pas këtij incidenti miqtë e kishin këshilluar që të mos flasë pasi që askush nuk do ta besonte, shkruan më tej ajo në këtë rrjet social.
Vetëm disa ditë më parë, aktorja Kristina Cohen tha se Westwick e përdhunoi atë. Policia e Los Anxhelosit po e heton tani rastin. Westwick mohoi pretendimin, duke thënë se ai nuk e njihte Cohen./arbresh.info/
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...