Google ADS

Vjehrra uron Jay Z për përvjetorin e martesës

00:11 | 5 Prill 2017
Trina Galanxhi

Tina Knowles ka uruar vajzën e saj Beyonce për përvjetorin e martesës.

63 vjeçarja përmes një postimi në Instagram shënoi nëntë vjetorin e Beyonce, e cila u martua me Jay Z në vitin 2008.

Tina postoi një fotografi bardh dhe zi të cilës ia bashkëngjiti mbishkrimin “tashmë nëntë vite??!!! Urime për Carters në përvjetorin e tyre (ajo është dora ime duke rregulluar fustanin)”.

Në fotografi shihet Beyonce përplot lumturi përderisa është duke ecur në altar me ikonën e hip hop-it, Jay Z.

3eef6e6a00000578-4379378-image-a-30_1491317930489

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme