Vjehrra e Floriana Garos është politikanja e njohur shqiptare

13:13 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Prezantuesja Floriana Garo këtë sezon nuk u shfaq më në ekran, e as nuk jeton më në Shqipëri.

Ajo ka nisur një jetë të re në krah të fejuarit të saj, avokatit Enis Daci, i cili ka një karrierë të suksesshme në Zvicër.

Ata kanë nisur atje bashkëjetesën, ndërsa Floriana në intervistën e fundit për programin “Lart e Poshtë” në TVSH, u shpreh se ka nisur aktivitetin e saj të përditshëm, duke u angazhuar me punë dhe kurse për mësimin e gjuhës.

Ndërsa sa i takon të fejuarit, Floriana ka thënë shumë pak e në fakt djaloshi në fjalë duket se i qëndron larg ekspozimit në publik. Revista “story”, ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e Enis Dacit. Nëna e tij nuk është një figurë krej e panjohur.

Ajo mban sot postin e kryetares së “Aleanca Kuqezi”, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. Vjehrra e Florianës, një zonjë shumë e hijshme, quhet Lumturi Ratkoceri e cila është vendosur në Zvicër në vitin 1991 ku ka rritur edhe dy djemtë e saj, Enisin 32 vjeç dhe djalin e vogël 21-vjeçar që është ende student.

18814313-1174491129361974-1909099317691338877-n_1507286777-1180980 21432697-1250696295074790-6799369055779157048-n_1507286771-1471485

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme