Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida.
Ajo atje është duke kryer xhirimet e klipit të ri, teksa në ditën e xhirimeve është befasuar nga një surprizë shumë e këndshme.
Kjo pasi babai i saj, Besnik Sahatçiu, ka shkuar ta vizitojë atë në mes të xhirimeve pa paralajmëruar për ardhjen e tij.
E lumtur nga kjo befasi, Rita ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqte babanë e saj.
“Babai im më befasoi mua, jam vajza më me fat ndonjëherë”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e këtij postimi.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare kohëve të fundit është e angazhuar edhe si anëtare jurie në formatin shumë të ndjekur në Britani të Madhe, “The Masked Singer”. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...