Viti 2017 ishte padyshim një vit i mbarë për shumë artistë shqiptarë, jo vetëm brenda territoreve tona, por edhe jashtë saj.
Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Ermal Meta, dhe Era Istrefi janë artistët që u bënë pjesë të revistave më me famë falë talentit të tyre, shkruan arbresh.info.
Rita Ora për dallim nga viti i kaluar që ishte pasive në muzikë, këtë vit ajo ka sjellë disa projekte radhazi.
Ajo ka qenë e angazhuar tërë vitin me koncerte të shumta dhe me revy të ndryshme të modës.
Rita këtë vit ka sjellë tri këngë të reja ‘Your Song’ të punuar nga këngëtari i famshëm Ed Sheeran, ‘Lonely Together’ në bashkëpunim me Avicii dhe së fundmi këngën ‘Anywhere’ me të cilën shënoi suksesin më të madh për këtë vit.
Bebe Rexha poashtu ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm duke sjellë Për fansat këngë të reja dhe bashkëpunime.
Ajo thuajse me të gjitha këngët e saj u ngjit në majat e toplistave botërore.
‘I got you’, ‘The Way I Are’, ‘FFF’, ‘Meant to be’, ishin këngët që Bebe solli vitin që e lam pas.
Por ajo që shënoi suksesin më të madh gjatë vitit 2017 si këngëtare shqiptare ishte këngëtarja Dua Lipa.
Ajo edhe vet ka treguar se ky ishte viti më i mire për të deri më tani.
Këngë të reja, bashkëpunime dhe koncerte të shumëta në Amerikë e Evropë e përcollën Duan gjatë gjithë vitit që po e lë po e lëmë pas.
Ajo madje u përfol në shumë revista duke u cilësuar si femra më me stil dhe më e talentuar nga prurjet e fundit muzikore në botë, shkruan arbresh.info.
‘No lie’ ‘Lost in your light’, Scared to be lonely’, ‘New rules’ dhe së fundmi ‘Homesick’ janë disa nga këngët e shumëta që Dua solli në 2017-tën.
Suksesi më i madh i Duas ishte çmimi “Best New” që mori në MTV Europe Music Awards, ceremoni të cilën e udhëhoqi Rita Ora.
Ermal Meta është një tjetër shqiptar që me muzikën e tij ka pushtuar fillimisht Italinë ku në vitin që po e lëmë pas fitoi çmimin e tretë me këngën ‘Vietato Morire’ në festivalin e njohur të ‘Sanremos’.
Ai tërë vitin ka qenë i angazhuar me koncerte të ndryshme në mbarë botën.
Meta poashtu fitoi çmimin për Këngën më të mire Italiane në MTV Europe Music Awards 2017.
Era Istrefi edhe pse solli dy super projekte këtë vit, asnjëra nuk e arriti famën e ‘Bon Bon-it’ e cila vitin e kaluar e bëri këngëtaren të famshme në mbarë botën.
Era ishte në lëvizje tërë vitin, ku kohë pas kohe paraqitej në koncerte të ndryshme si në Francë, në Londër, në New York etj.
Ajo solli këngën ‘Redrom’ dhe pas kësaj në shtator solli bashkëpunimin “No I Love Yous”me reperin e famshëm botëror French Montana, këngë kjo e cila deri më tani numëron rreth 12 milion klikime./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve