Të jesh personazh publik shoqërohet me kosto të shumta. Jeta private nuk do të jetë me e tillë, përpos ndodhive të tjera. Duke marr shkas nga arrestimi i këngëtares Fjolla Morina pasditen e së shtunës, më poshtë do të gjeni disa personazhë të tjerë, të cilët kanë patur të njëjtën histori, atë të qëndrimit në qeli, ama historitë ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Hermes Nikaj
Hermes Nikaj i njohur ndryshe me epitetin ‘Zogu i Tiranës’ kaloi disa ditë në burgun e Tiranës. Mbi të rëndun akuzat e prositucionit dhe sipas të dhënave policore ai siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë. Hermes Nikaj u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga Laçi.
Oriola Marashi
Do të qe data 8 Shkurt kur në makinën e modeles seksi do të gjendej nga policia lëndë narkotike. Nga burime pranë Policisë së Shtetit në automjetin në të cilin udhëtonte Oriolës do ti bllokohej 1.9 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Emri i njohur i ekranit shqiptar sipas policisë është referuar për hetim sipas akuzës nga neni 283/1. Burime zyrtare pranë policisë thanë se Oriola Marashi u ndalua ishte e shoqëruar nga J. Kurti dhe E. Krasniqi. Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda narkotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti. Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.
Stresi
Këngëtari është një prej emrave më të lakuar për sa i përket arrrestimeve. Mund të numërojmë pothuajse mbi 2-3 arrestime të Stresit,me akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit, arriti të arratisej nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës dhe më e fundit ishte arrestimi ku u kap në një prej hoteleve të Tiranës me akuzën e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Noizy
Konflikti dhe rivaliteti me grupin nga Prishtina, “Babastars” ka përfunduar në shkëmbime zjarri disa vite më parë me grupin e Noizyt të quajtur “OTR”. Rreperi shqiptar u shoqërua nga policia e kosovës për shkak të një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë.Noizy u dënua nga gjykata e Prishtinës me 2 mijë euro gjobë. Së fundmi ai e ka cilësuar këtë sherr si një nga më të turpshmit në jetën e tij. Në një intervistë ai është shprehur se nuk do të ketë më ndodhi të tilla.
Ledri Vula
Këngëtari i njohur ka patur probleme me aturoritetet e drejtësisë për shkak të një konflikti të ndodhur mes tij dhe Krenar Çoçaj (i besuar si i dashuri i Luana Vjollcës). Ledri nuk u dënua pasi në këtë rast ishte viktima ama prolemet me drejtësinë nuk i munguan.
Stine
Pas garës së Këngës MAgjike, për arsye të pikëve Stine dhe Flori Mumajesi përfunduan në një konflikt njëri me tjetrin, duke arritur deri në atë pikë ku Flori u dëmtua fizikisht. Stine u shpall në kërkim asokohe nga autoritetet por pas disa orësh u vetëdorëzua.
Tuna dhe Cozman
Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, u kap së bashku me Tunën në Tiranë, teksa në makinën e tyre u gjetë drogë. Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup. Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit. Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej. Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak.
Aleksandër Gjoka
Vitet e fundit për këngëtarin Aleksandër Gjoka kanq qënë të mbushura me lajme mbi “dashurinë” e tij kundrejt alkolit, duke arritur deri në pikën e arrestimit. Asokohe ai u arrestua pasi akuzohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas policisë, Gjoka udhëtonte në mjetin e tij në momentin kur patrulla e ndaloi dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar. Megjithatë pas disa ditësh, Gjoka mundi të linte qelinë, për t’ju rikthyer edhe njëherë jetës së tij./lapsi/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...