Google ADS

VIP-at shqiptarë që nënat i kanë si motra (FOTO)

11:15 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Ndonjëherë na duket sikur koha ka ngrirë për persona të caktuar, që nuk shfaqin asnjë rrudhë, apo shenjë lodhjeje pavarësisht kalimit të viteve. Dhe të privilegjuara janë mamatë e personazheve publike.

Sa herë i kemi parë vajzat e showbiz-it të publikojnë foto me nënat dhe na është dashur t’i rikthehemi dy herë për t’u siguruar që nuk është motra ose ndonjë shoqe. Kjo shpjegon edhe pamjen gjithnjë të kuruar të personazheve të skenës dhe ekranit, nuk duhet të jetë e thjeshtë të rritesh me një mama që kthen kokë kur kalon në rrugë: Konkurrenca është e tmerrshme!

Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj e dinë mirë për çfarë po flasim. Albëria ia del të sigurojë më shumë tituj në portale se vajzat e saj, jo vetëm prej profesionit, por edhe falë pamjes gjithnjë seksi dhe formave ndaj të cilave është e pamundur të qëndrosh indifferent. Dhe kur i shohim bashkë, duhet të përqëndrohemi para se të caktojmë kush është Albëria dhe kush vajza.

Aurela Hoxha i është referuar shpesh të ëmës si ‘gjysma e saj më e mirë’, prandaj nuk do habiteshim sikur të ishin motra binjake (?). Zonja Eli është gjithnjë e kuruar, me ?okë të gjata të zeza dhe pamje shumë të freskët, zor se mund të besohet që është mamaja e blogeres shqiptare. Por asaj nuk i pëlqejnë rrjetet sociale, ndaj mos prisni ta shihni në Instagramin tuaj.

Jo mos i fërkoni sytë fare se është pikërisht mamaja e Viola dhe Petrula Spiros ajo që shihni në foto. Brunilda Spiro fare mirë mund të ishte bërë e njohur si vajzat e saj, por zgjodhi një tjetër drejtim për jetën e saj. Ajo shfaqet gjithnjë pranë të bijave dhe jemi të sigurta që ato e kanë dëgjuar shpesh shprehjen ‘më e mirë e ëma se e bija’

Mundemi vetëm t’i imagjinojmë  që i është dashur të kalojë vajzës së Eli Farës duke u krahasuar gjithnjë me të ëmën. Jo më kot Marina diskutohet aq shumë në rrjete sociale, sepse mamaja le të themi ‘e kishte shtruar rrugën’ për të. Çfarë mund të pritej nga një grua e bukur si Eli veçse një vajze po aq të bukur? Ato duken si motra dhe të tillë e kanë edhe marrëdhënien me njëra-tjetrën

Po ju e dinit që Enca dhe Uindi kanë një motër tjetër? As ne, sepse siç duket kokëkuqja në foto është mamaja e tyre. Hë, keni gjë për të thënë?

Tani e kuptojmë kujt i ka ngjarë Genta Ismajli. E ëma e këngëtares nga Kosova duket KAQ e re. Vitet kanë ndalur në të 20-tat e saj dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi!/Anabel

Të ngjashme