Mbrëmë në koncertin e këngëtares amerikane, Ariana Grande, humbën jetën 22 persona dhe u lënduan mbi 50 të tjerë, pas një sulmi që dyshohet të jetë terrorist.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike postuan edhe shumë të famshëm duke shprehur pikëllimin e tyre.
Lorde shkroi se çdo muzicient ndjehet përgjegjës sonte, dhe u dërgoi dashuri Manchesterit dhe Ariana Grandes.
Edhe Taylor Swift u dërgoi dashuri të gjithëve duke thënë se mendimet, lutjet dhe lotët e saj janë për të gjithë ata të prekur nga tragjedia e Manchesterit.
Nicki Minaj u shpreh se zemra e saj vuan për motrën e vet, Ariana-n, dhe për secilën familje të prekur nga ngjarja tragjike në Britani të Madhe.
Edhe ish-anëtari i bendit One Direction, Harry Styles, tha se është zemërthyer për atë që ndodhi në Manchester.
Për këtë ngjarje u shprehën edhe Kendall Jenner, Dwayne Johnson, Bruno Mars, Ellene DeGeneres, Shawn Mendes, Selena Gomez, Ellie Goulding, Fifth Harmony, Pink dhe shumë të tjerë të cilët iu bashkangjitën lutjeve dhe grumbullit të të pikëlluarëve për këtë tragjedi.
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës