Të gjithë ata që e kanë njohur nga ekrani Bora Zemanin dhe Vin Velin, pa dyshim që e kanë konsideruar si një prej çifteve më të simpatike të shoebiz-it.
Por, për fat të keq, lajmet e ditëve të fundit se Dj dhe moderatorja e Digitalb janë ndarë, janë të vërteta. Megjithëse nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Bora dhe Vini, pas shumë viteve bashkë, kanë vendosur të jetojnë të ndarë, shkruanrevista class
Prindërit e Arborit, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 3-të, megjithëse si fillim e mohuan krizën në çift, “luajtën” me publikun herë duke lënë të kuptohet se janë bashkë e herë sikur janë të ndarë, më në fund kanë konfirmuar. Moderatoja e Dititalb, më e kujdesshme për jetën private, në daljen e fundit publike në “Shikon kush luan”, tha se nuk ka qenë asnjëherë e martuar, ndërsa sot, nga studio e “Rudina” Dj Vini konfirmoi hapur se lidhja e çiftit ka marrë fundit.
Duke theksuar se ata të dy nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Vini tha se kjo pjesë nuk është konsideruar e rëndësishme as për Borën dhe as për të, përsa kohë marrëdhënia dhe lidhja shkonte mjaft mirë: “Nuk kishte rëndësi martesa, ne kështu e kemi menduar që në fillim”, – tha Vini për këtë raport. Ndërsa për pyetjen nëse gjatë këtyre ditëve kanë luajtur apo jo me publikun pa treguar një të vërtetë për raportin e tyre, ai tha se ka dashur gjithmonë të jetë i sinqertë deri në fund: “Unë, për sa e njoh veten, dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë dhe si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por për shkaqe të ndryshme, rrethanat, koha, momenti – të gjitha ndikojnë dhe nuk na bëjnë që të ndihemi mirë.” Por arsyet nuk kanë asnjë lidhje me tradhtinë, siç edhe është përfolur ditët e fundit. Për këtë pjesë, Vini tha se këto lajme nuk janë të vërteta: “Nuk ka asnjë tradhti…”
Megjithëse kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët e tyre, Bora dhe Vini vazhdojnë të kenë një raport mjaft të mirë, madje, ndoshta tani edhe më të mirë se më parë: “Ne flasim, kemi marrëdhënie prapë, jemi ndarë, por nuk kemi marrë doreza boksi…” – shton më tej ai pa harruar të përmendë përkushtimin e tij dhe të Borës ndaj vogëlushit Arbor.
Për të ndoshta është akoma herët të kuptojë, por akoma nuk e ndien “mungesën” e prindërve. Vini thotë se për Arborin dhe për të qenë afër tij, ai edhe ka sakrifikuar shumë edhe nga karriera muzikore: “Unë kam lënë edhe karrierën, jo sepse i bëj gjërat me imponim, por sepse kështu jam, jam shumë i lidhur me të, nuk mund të rri dy ditë pa e takuar, madje ka pasur raste që jam kthyer për ta takuar, sepse nuk mund ta stopoj veten. Jam deri diku manjak për të.”/revistaclass/
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...