Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, është duke qëndruar e karantinuar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si çdo person tjetër, edhe ajo ka kufizuar të gjitha aktivitetet e saj, shkaku i pandemisë globale coronavirus.
Modelja po e shfrytëzon rastin që të jetë pranë fansave të saj, përmes rrjeteve sociale.
Mes imazheve të ndryshme nga përditshmëria, jo të rralla janë rastet kur Vildane Zeneli ndan me ndjekësit edhe fotografi provokuese.
Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me bikini, ku tregonte linjat e saj atraktive trupore.
Me një pamje nga shtëpia e saj luksoze në prapavijë, Vildane Zeneli dukej mjaft tërheqëse, ndërsa pranoi pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
“Nëse nuk jeni zbathur, atëherë jeni të tepruar me veshjen. Në këtë rast unë jam e tepruar me veshjen”, janë fjalët me të cilat modelja shqiptare e shoqëroi këtë fotografi./Telegrafi
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...