Kompania mediatike Netflix pas realizimit të serialit Narcos mbi jetën e Pablo Escobarit ka marrë kërcënime nga vëllai i ish kreut të kartelit të drogës.
Vëllai i Pablo Escbarit ka kërcënuar Netflix me një mesazh të frikshëm ku kërkon 1 bilion dollarë nga kompania si dhe ju sugjeron të aktivizojnë rrojet e sigurisë së lartë.
Kërcënimi vjen pak kohë pas vrasjes së Carlos Muñoz Portal , asistent i këtij produksioni, i cili ishte angazhuar për të gjetur zonat e realizimit të skenave në serial.
Asistenti u vra me armë brenda në makinën e tij në kufirin e Meksikës.
Ndërkohë në kërcënimin e tij vëllai ii Pablos, Roberto de Jesus Escobar Gaviria, ka sugjeruar që Netlix nuk duhet të rikthehet në zonë pa lejën e tij.-shkruan Express.
‘Nuk dua që Netflix, madje asnjë tjetër produksion mediatik të rikthehet në Medelin ose në Columbi dhe të ketë të bëjë me mua apo me vëllain tim, aq më pak pa autorizimin e Escobar Inc.’ka thënë ai për The Hollywood Reporter.
‘Është shumë e rezikshme, sidomos nëse nuk merni bekimin tonë. Ky është vendi im’-vijon ai.
71 vjeçari ka pohuar se produksioni nuk duhet të ulë sigurinë për personat që kanë punuar për këtë projekt.
‘Jemi në bisedime me Netflix përmes avokatit tonë Browne George Ross LLP për të marrë pagesën e kërkuar prej 1 binion dollarësh’ ka paralajmëruar 71 vjecari. –shkruan Express.
‘Nëse nuk i marrim, do të na duhet ta mbyllim programin e tyre ‘të vogël’…’-ka mbyllur deklaratën e tij vëllai i Escobarit.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje të super vilës së kapos së drogës, e cila gjendet në Meksikë. Kjo super vilë është transformuar në një resort luksoz me pesë yje.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...