Prej kohësh lajmet se Kate dhe William do ta zgjerojnë apo jo familjen mbretërore me një bebush të katërt kanë qarkulluar në media.
Spekulimet janë nxitur edhe më shumë pas një mungese publike 60-ditore nga Kate Middleton. Diçka e tillë i ka bërë fansat të mendojnë se çifti i Kembrixhit po fsheh një shtatzëni të katërt.
Nga ana tjetër, ekspertët mbretërorë janë të gatshëm për të ndarë disa supozime në lidhje me shanset që ka familja Kambrixh të shtohet me një bebush. Bashkë-krijuesi i True Royalty TV, Nick Bullen njihet si një orakull mbretëror dhe, në një intervistë të kohëve të fundit me Us Weekly, ai tregoi saktësisht pse William dhe Kate ndoshta e kanë mbyllur me kaq zgjerimin e familjes.
“Unë mendoj se ata mendojnë se kanë një familje mjaft të përsosur. Mendoj se Kate gjithmonë ka dashur të ndjekë prindërit e saj, [Carole Middleton dhe Michael Middleton], që kanë një familje prej pesë vetash,” tha Bullen, duke iu referuar motrës dhe vëllait të Kate, Pippa dhe James Middleton. “Ajo [tani] e ka arritur atë familje dhe mendoj se ndoshta do të ndalen këtu.”
Bullen dha disa arsye të tjera për parashikimin e tij, përfshirë historinë e shtatzënive shumë të vështira të Kate dhe axhendën e ngarkuar të saj dhe William.
Po ashtu, vlen të theksohet se, kohë më parë, gjatë një vizite zyrtare në Bradfor, kur u pyet nëse do të donte ta zgjeronte familjen, Kate u përgjigj: “Unë nuk mendoj se William dëshiron më shumë fëmijë.”
Megjithatë, të gjitha këto fakte nuk i kanë ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të presin akoma për një fëmijë të katërt të çiftit mbretëror./lapsi/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë