Google ADS

Videoklipet më të realizuara shqiptare që na kanë bërë të qajmë e të qeshim

00:20 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Të gjithë jemi të apasionuar pas muzikës edhe pse mund të preferojmë zhaner të ndryshëm.

Një detaj që jo të gjithë e kuptojnë është se një projekt muzikor nuk e bën të famshëm vetëm teksti dhe muzika e mirë.

Shumë yje botëror kanë arritur të vlerësohen me tituj e kupa duke i kushtuar shumë rëndësi videoklipit dhe detajeve të tij.

Mos mendoni se në kohët e sotme, mjafton të kesh një këngë të mirë dhe tekst që arrin të godas pasi videoklipi është gjëja më e kollajtë.

Në fakt jo! Edhe videoklipi është dora e fundit dhe element kyc i mënyrës se si do e trasmetosh ti konkretisht këngën në sytë e publikut.

Po ju japim një shembull konkret të një rasti të kohëve të fundit. Argjentina Ramosaj dhe Vig Poppa pak ditë më parë i prezantuan publikut një këngë të këndshme, fiksuese kur e dëgjoje që herën e parë ama videoklipi i xhiruar në një supermarket ndërkohë që kënga flet për një histori dashurie, duhet ta pranojmë se nuk ishte mënyra më e mirë e mundshme për ta paraqitur projektin.

Është pikërisht ky shkaku mendojmë që e ka penalizuar disi këngën e Argjentinës dhe Vig Poppës.

Megjithatë duam t’ju tregojmë në fillim një listë të këngëve që kanë arritur të godasin me klipin e tyre, të gjitha të përshtatura me tematikën dhe tekstin.

Me disa arrin të qash, me të tjera sensibilizohesh por diku edhe qesh. Asnjë këngëtar nuk duhet ta shohë videoklipin e një projekti si dicka që është thjehsht për t’u bërë.

Përkundrazi nëse duhet investuar (në ide më shumë se sa në të ardhura ) atëherë duhet bërë pikërisht për videoklipin.

Këto janë klipet me të cilat mund të qash, të lotosh, të sensibilizohesh dhe të ftillosh për mesazhin kutimplotë që japin në tekst, i cili është pasqyruar në mënyrën më të mirë të mundshme në videoklipe.

 

 

Realizim i mirë i videoklipeve shihet padiskutim edhe në dramat e dashurisë njësoj si në këngët në vijim.

Dhe sigurisht që me disa duhet të qeshim e padiskutim edhe të na tërheqin për idenë dhe realizimin e klipit të tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme