Aktori i njohur, Naser Rafuna i ka dalë në përkrahje kolegut të tij, Vedat Bajramit pas kritikave në drejtim të këtij të fundit për një skeç ku imitonte ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Rafuna shkruan se e përkrah satirën e Bajramit në këtë skeç.
Sipas tij, përderisa ‘teprohet’ me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet dhe presidentit amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë?
Postimi i plotë i Rafunës pa ndërhyrje:
Vedat Bajrami , aktori dhe humoristi ynë i madh,pa marre parasysh çka thojnë tjerët…e përkrahi satirën tande në humorin e fundit. Tek e fundit,përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë? Jo. Kështu që, keep going bruda. Demokraci-Kaq. Shpifja ndalohet e jo humori apo sarkazma e satira.Njerëzit kanë drejtë me u prekë,me e pëlqy humorin tëndë apo mos me e dashtë e edhe me reagu po ti s’bën me u ndiku por me vazhdu si gjithë.Me fy nuk e ke fy askënd, e detyra jote është me i sjellë këto emocione. Veq përpara.Ëith love-shoku yt i fëmijërisë,kolegu Naser Rafuna.
P.S.Lavdi UÇK-së, ushtarëve dhe liderëve të saj që ishin si shkaku i Lirisë që Gëzojmë./arbresh.info/
lexo edhe:
Të fala nga Haga”, Vedati i Stupcave përmes një skeçi solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...