Victoria Beckham tallet me ata që e kritikojnë se nuk buzëqeshi në dasmën mbretërore.
Anëtarja e “Spice Girls”, më herët zbuloi se është burri i saj dhe katër fëmijët që e ndalojnë atë të jetë një “diva”, shkruan TheSun.
Victoria ka postuar një imazh në të cilin la mbishkimin se është duke “buzëqeshur nga brenda”, pak ditë pas paraqitjes së çuditshme në dasmën e Princit Harry me Meghan Markle.
44 vjeçarja publikoi sot një foto, në bluzën e të cilës shkruante “Është një vend i errët, por i lumtur”, transmeton lajmi.net.
Ndërsa mbishkrimi i fotografisë ishte si përgjigje për gjithë ata që e kritikuan se ishte e mërzitur në dasmën mbretërore.
Stilistja e modës, e cila është e martuar me David Beckham, ishte shoqëruar nga bashkëshorti në këtë dasmë, ndërsa u tall edhe për dasmën duke i thënë se ishte veshur si për në varrim.
Kur u pyet në një intervistë lidhur me atë se a kishte qenë e merzitur në dasmë ajo mohoi se ishte nervoz në martesën e Princit.
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi