Victoria e David shijojnë darkë romantike në Bali

17:40 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

David dhe Victoria Beckham kanë dëshmuar që romanca në lidhjen e tyre është shumë e gjallë përkundër dy dekadave si të martuar.

Çifti i famshëm ka shijuar një natë romantike bashkë ndërsa janë me pushime në Bali me fëmijët e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Victoria, ka shpërndarë një foto të shtratit të tyre në hotelin luksoz me petale të kuqe që kishin inicialet e tyre.

Ajo e përcolli foton me mbishkrimin: “Puthjet për natë të mirë x”.

Çifti shpeshherë shijon net romantike pa fëmijët e tyre Brooklyn (19), Romeo (15), Cruz (13) dhe Harper (shtatë).

Ata së fundmi kanë festuar përvjetorin e tyre të 19-të me një udhëtim në Paris ku pinë verë nga një shishe e çmuar Chateau Lafite Rothschild 1990./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme