Kohë e komplikuar për “Beckhams”. Victoria duket se është në mosmarrëveshje totale me Nicola Peltz, gruan e djalit të saj të parë, Brooklyn. Aktorja e re, vajza e miliarderit Nelson, është përpjekur t’i mohojë thashethemet e periudhës së fundit.
Në një intervistë për “Variety”, ajo shpjegoi se nuk kishte veshur një krijim të Victoria në ditën e saj të dasmës, sepse atelieja e ish-këngëtares së “Spice Girls” nuk mundi ta bënte këtë në kohë.
Fjalë që e kanë tërbuar vjehrrën e saj (ish-këngëtaren), tashmë stiliste dhe sipërmarrëse. “Victoria dhe burri i saj David janë shumë të zemëruar me pretendimet e Nicola, ata ndihen të poshtëruar.
Por ata kanë vendosur të mos përgjigjen publikisht. Situata tashmë është mjaft toksike”, – tha një burim për “Heat World”, i cili shtoi se Nicola preferoi të vishte një fustan tjetër nusërie (në fakt zgjedhja ra mbi një krijim të Valentinos).
“Beckhams” gjithashtu nuk e kanë kapërdirë dot përjashtimin e tyre total nga përgatitjet e dasmës. Familja Peltz, ndër më të pasurat në Amerikë, luajti një rol më të rëndësishëm. Dasma u mbajt në vilën e Nicola-s, në “Palm Beach”.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...