Victoria ka zbuluar se dikur, në fëmijërinë e saj ka rënë pre e bullizmit.“Unë tallesha shumë në shkollë, isha e bullizuar fizikisht dhe mendërisht.”- tregoi ikona e modës për Glamour Uk.
“Nga eksperienca ime flas me Harper-in dhe i them se si vajzat duhet ta trajtojnë dhe të jenë të sjellshme me njëra tjetrën.”- përfundoi znj.Beckham, që më tej foli për ndryshimet që i shkaktoi mëmësia. Mamaja e 4-fëmijëve, e vendosi para një përgjegjësie të re kur vinte puna tek mënyra e të ushqyerit. “Ti kupton që ata vënë re çdo gjë. S’ulesha kurrë me fëmijët e mia dhe të shmangia ndonjë vakt. Ata duhet të më shihnin që unë haja shëndetshëm. Është detyra jonë t’i tregojmë këtyre njerëzve të vegjël si të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.”- përfundoi 45-vjeçarja.
Në fillim të kësaj jave, Beckham prezantoi koleksionin e linjës së saj të bukurisë, të quajtur “Victoria Beckham Beauty”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...