Google ADS

Victoria Beckham “mburret” me unazën e katërmbëdhjetë të fejesës

15:33 | 3 Korrik 2018
A. B.

Victoria Beckham ka ekspozuar unazën e saj të katërmbëdhjetë të fejesës, pas 18 vitesh martesë me David Beckham. Ish futbollisti alglez i propozoi në vitin 1998 me një diamond me prerje markeze, me vlerë 65 mijë funta.

Sidoqoftë, dizajneri i ka ndërruar unazën 13 herë në 20 vitet e fundit, që nga fejesa, transmeton portali arbresh.info.

Javën e kaluar Victoria, 44 vjeçare, ishte parë në Javën e Modës në Paris ku u shfaq me një unazë tjetër me diamant të verdhë me prerje katrore të vendosur në një shirit platini, me vlerë prej 120 mijë funta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme