David dhe Victoria Beckham janë drejt ndarjes? Lajmi se një ndër çiftet më të dashur dhe më jetëgjatë të showbiz-it janë në krizë ka qarkulluar kudo nëpër media këto kohë.
Për herë të parë ish-Spice Girl është shprehur për këtë çështje në një intervistë për “Forbes Woman”, ku ka folur për jetën dhe familjen e saj.
“Përpiqem shumë që të jem një nënë, një bashkëshorte dhe një profesioniste e mirë. Kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne jemi të barabartë në çdo gjë që bëjmë. Kur unë jam larg është David ai që merret me fëmijët dhe me gatimin”, -është shprehur stilistja.
Ndërsa për sa i përket lajmit të ndarjes, përfaqësuesit e familjes Beckham janë shprehur për mediat se nuk është aspak e vërtetë një gjë e tillë dhe se ky lajm ka dal nga njerëz dashakeq.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...