Victoria Beckham nuk i ka punët aspak mirë në shtëpinë e saj të modës, pasi është duke humbur rreth 28 mijë funtë në ditë.
Pavarësisht nga burri David Beckham që i dha markës Victoria Beckham Ltd një rritje prej 8.5 milionë funtesh në 2016, ajo ishte 10.2 milion funta humbje gjatë vitit të kaluar, ndërsa kompania e saj vazhdon të mbetet e zhytur thellë në borxhë, transmeton portali arbresh.info
Dokumentet e paraqitura nga markat e saj insistojnë që aksionarët “janë të përkushtuar në reduktimin e humbjes”.
Një lajm i mirë është se shitjet e rrobave të saj dhe aksesorëve të modës janë rritur në të vërtetë, duke shkuar 17 përqind në 42.5 milion dollarë.
Lajmi i hidhur erdhi disa ditë pasi Vogue shkroi për 10 vjetorin e firmës së Victorias.
Ndër të tjera, Victoria ka qenë në qendër të mediave edhe për marrëdhëniet aspak të mira me burrin e saj.
Edhe pse mediat kanë theksuar se ata po shkojnë drejt divorcit, David dhe Victoria e kanë mohuar këtë.
Disa nga mediat angleze kanë shkruar se shkaktare për mosmarrëveshjet mes tyre është Rita Ora, pasi besohet se David ka simpati të madhe për këngëtaren me prejardhje shqiptare./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje