Victoria Beckham përveçse është një ikonë stili dhe mode pëlqehet shumë edhe për kujdesin që tregon ndaj vetes dhe lëkurës së saj. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re.
Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, në të vërtetë Victoria nuk po e lufton plakjen. Në një intervistë të dhënë se fundmi për “This Morning”, ish-pjesëtarja e ‘Spice girls’ është shprehur se thjesht po përpiqet të duket mirë për moshën që ka.
“Nuk po përpiqem aspak të dukem më e re. Unë thjesht dua të dukem mirë për moshën që kam. Dua të tregoj versionin më të mirë të vetes. Dua të kujdesem për atë që kam. Mua më pëlqen ndjesia e plakjes. Nuk e kam problem, sepse duhet të ndodhë. Të gjithë plaken një ditë”, -është shprehur stilistja, e cila mbushi 45 vjeçe në muajin prill.
Kohët e fundit Victoria ka lançuar një linjë bukurie, për të cilën është shprehur se nuk do t’i bëjnë njerëzit të duken më të rinj, pasi kjo gjë nuk mund të bëhet. Linja e saj është një linjë që përkujdeset për lëkurën, por nuk e rinon atë, ashtu siç nuk mund ta bëjë asnjë produkt në botë./balkanweb/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...