Kylie Jenner të dielën në mbrëmje humbi rekordin botëror të fotografisë më të pëlqyer në Instagram nga një vezë.
Fotografia e ‘World_record_egg’ nga “Banda e Vezës” më 4 janar, thye rekordin e Kylie-t, duke marrë më shumë se 27 milion ‘like’, ndërkohë fotoja e Kylie-t ka 18.3 milion ‘like’.
” Le të vendosim bashkë një rekord të ri, për foton më te pelqyer ne Instagram, dhe te mundim ate qe mban rekordin aktualisht, Kylie Jenner me 18 miljone like. Ne mund ta bejme kete” shkruhej poshtë fotos.
https://www.instagram.com/p/BsOGulcndj-/?utm_source=ig_embed
Por nuk kishte sesi mos reagonte edhe ish-mbretëresha e Instagramit, Kylie Jenner. Ajo ka reaguar ndaj ‘vezës’, duke e thyer e duke e lënë për t’u “skuqur” në rrugën e nxehtë në lagjen e saj.
https://www.instagram.com/p/BsmPezCnZ4I/?utm_source=ig_embed
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet