Google ADS

Vetëvritet miku i ngushtë i Lady Gaga, këngëtarja përlot me këtë mesazh

20:52 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

E mbani mend modelin e famshëm në klipin e “Born This Way” të Lady Gaga?

“Zombie boy” emri i vërtetë i të cilit është Rick Genest ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Modeli, aktori dhe artisti multidimensional, i njohur për tatuazhet e tij të shumtë në shumicën e trupit dhe veçanërisht në fytyrë është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në  Montreal.

Thuhet se Genest ka vrarë veten edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Lady Gaga ka qenë mikesha e tij më e ngushtë dhe shumë e mbajnë mend si personazhin “Zombie” që shfaqej në klipin e këngëtares së njohur. Vetë pamja e tij e veçantë të bënte që ta memorizohej menjëherë.

“Vetvrasja e mikut tim Rick Genest është pak të thuash që më ka shkatërruar. Duhet të punojmë shumë për të ndryshuar kulturën,  për të kuruar veten kur kemi problem mendore dhe për të folur për to. Nëse po vuani merrni në telefon një mik ose familjar tani. Duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. “,- ka shkruar Lady Gaga në rrjete sociale.

The suicide of friend Rick Genest, Zombie Boy is beyond devastating. We have to work harder to change the culture, bring Mental Health to the forefront and erase the stigma that we can’t talk about it. If you are suffering, call a friend or family today. We must save each other. pic.twitter.com/THz6x5JlpB

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme