Vetëm pizhamet e markës ‘Louis Vuitton’, i kushtojnë Morenës afro tre mijë euro

10:18 | 17 Maj 2020
L G

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, shquhet për jetën luksoze që bën.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron mbi një milion ndjekës, nuk heziton që të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka ndarë një fotografi atraktive e ulur mbi divan në shtëpinë e saj luksoze, gjersa shfaqet e veshur me një palë pizhame të markës ‘Louis Vuitton’.

Këto pizhame të bukuroshes shqiptare kushtojnë hiç më pak se 2790 euro, sipas faqes “What They Wearin”.

https://www.instagram.com/p/CAQYOHqFwJs/?utm_source=ig_embed

Triko ka vlerën e 1470 eurove ndërsa të poshtmet kushtojnë 1320 euro që në total kap shifrën e afro 3000 eurove.

Ndërkohë edhe qaforja që duket të jetë prodhim i ‘Louis Vuitton’ nuk ka një çmim të lirë, pasi e njëjta kushton 405 euro.

Në anën tjetër, Morena po e shijon tejet shumë këtë periudhë pandemie në shtëpinë e saj në Turqi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme