Keni parë një aksesor koke më të bukur që prej dasmës së dukeshës së Kembrixhit në vitin 2011? Sigurisht që jo dhe Megan sapo na tregoi që kurora e saj është thjesht mbresëlënëse! Kurora i përket mbretëreshës Mary dhe është sa klasike aq edhe antike dhe prej kohësh është pjesë e koleksionit mbretëror të kurorave.
Duket se kombinimi që kjo kurorë ka me fustanin e nusërisë nga Givenchy ka bërë që Megan të vërë gishtin pikërisht aty dhe mund të themi se pamja e saj tashmë është gati për të nisur traditën e një looku tipik mbretëror.
Që prej momentit kur u bë e ditur data e dasmës mbretërore pati shumë spekulime në lidhje me kurorën që Megan do të mbante në ditën e saj më të rëndësishme por ajo na surprizoi duke zgjedhur kurorën me diamante të njohur ndryshe si “Kurora me diamante e mbretëreshës Mary”. Kjo kurorë i përket vitit 1932 dhe është një krijim tipik anglez.
Sipas një burimi zyrtar thuhet se kurora është e përbërë nga gurë diamanti dhe platini dhe është e ndarë në 11 seksione, me gurë të formave ovale të madhësive të ndryshme. Qendra e kurorës është një vepër e vërtetë arti e krijuar nga 10 diamante brilante.
Kjo kurorë u krijua së pari për të nxjerrë në pah pjesën ballore të brilanteve dhe iu dha fillimisht ish princeshës Mary nga Lincolni kur u martua me princin George në vitin 1893, disa dekada më vonë kjo kurorë u rivendos nga mbretëresha Elizabeta në vitin 1953.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...