Google ADS

“Vet e lype” Dafina tregon orën e lansimit të videoklipit

11:18 | 15 Tetor 2021
A. B.

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri ditë më parë ka publikuar albumin e saj “Dafinë Moj”.

Ajo ka njoftuar se bashkëpunimin me MC Kreshën “Vet e lype” do ta realizoi edhe me videoklip , shkruan portali arbresh.info

Dafina ka postuar disa pamje nga xhirimet e klipit të ri, i cili duket se do të jetë mjaft i veçantë.

Duke qenë se kënga ka për tematikë fuqizimin e vajzave, i tillë është menduar edhe koncepti i videos muzikore.

“Të premten, 18:00, ‘Vet e lype’ me MC Kreshën”, ka shkruar Duffye.

Përndryshe, “Dafinë Moj” po mirëpritet dhe ka marrë reagime mjaft pozitive nga publiku e fansat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme