Dukesha e Sussexit, Meghan Markle dhe Princ Harry bashkë me djalin e tyre të vogël këtë javë bënë udhëtimin e parë si familje, në Cape Rown, ndërsa ky është destinacioni i tyre i parë dhjetë ditor.
Edhe pse tashmë kanë kaluar vetëm dy ditë që nga udhëtimi i çiftit, Meghan ka veshur rroba mjaftueshëm saqë lirshëm me to mund të krijojmë një listë.
Ditën e parë, ajo dhe Harry vizituan qytezën Nyanga dhe për atë ditë aktorja veshi një fustan të bardhë dhe të zi nga Mayamiko. Për vizitën në District Six Museum në Cape Town, zeshkania veshi një fustan blu nga Veronica Beard.
Ditën e dytë, Meghan vizitoi Monwabisi beach në Cape Town veshur me një xhaketë xhins nga Madewell, mbi këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Kjo veshje u kombinua po ashtu edhe me një palë këpucë nga Brother Vellies.
Për Auwal Mosque, Meghan është ndërruar në një fustan të gjatë nga Staud me këpucë të sheshta nga Sam Edelman, gjersa dukesha mbuloi flokët.
Në rezidencën e komisionerit britanik në Cape Town, Meghan riveshi fustanin me vija të Martin Grant, me të cilin e pamë për herë të parë gjatë udhëtimit të dyshes në Australi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...