Veshje e gabuar për Ramazan, pushohet moderatorja seksi

23:57 | 14 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një prezantuese televizive në Kuvajt thuhet se është shkarkuar pasi përdoruesit e rrjeteve sociale u ankuan se veshja e saj ishte e papërshtatshme për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Amal Al Awadhi u shkarkua nga një shfaqje që ajo prezantonte në një kanal në pronësi të qeverisë më parë këtë javë.

Gjithsesi mbetet ende e pakonfirmuar nëse veshja e saj e bardhë ishte arsyeja për shkarkimin, por thashethemet thonë gjithçka  ndodhi prej asaj çfarë kishte veshur. Por prezantuesja thotë se ishte tepër e kujdesshme për çfarë vishte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Për shkak se emisioni im u transmetua gjatë Ramazanit, unë kam qenë tepër e kujdesshme për të mos shkelur asnjë prej traditave tona. U kujdesa për atë që kam veshur dhe si kam folur”, tha ajo.

Shkarkimi i Auadhi ka çuar në reagime të ndryshme në internet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme