Veshja luksoze e Bleona Qeretit, mbi 3000 euro vetëm në një paraqitje

11:48 | 9 Mars 2022
A. B.

Ajo është rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë dhe tani në një formë krejtësisht tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qereti, e cila prej vitesh kishte zhvendosur të gjitha aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë kohë bëri një rikthim në trojet shqiptare për të qenë pjesë e një formati dashurie “Love Story”, shkruan arbresh.info

Si gjithmonë në formë dhe me stil, Bleona së fundi erdhi me një veshje super të shtrenjtë.

Faqja “Mes për mes” në Instagram, e cila merret me vlefshmërinë e rrobave që veshin personazhet VIP, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro.

Ndërkohë, për t’i shtuar shkëlqim dukjes ajo kishte vënë në vesh edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.

Të shumta ishin komplimentet që mori rreth pamjes atraktive. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme