Vera Ora e nis ditën me një mesazh për shëndetin mendor

12:58 | 11 Mars 2021
Arditë Shkodra

Nëna e artistes së njohur me famë botërore ka profesionin e psikologes.

Vera Ora shpesh këshillon ndjekësit në rrjete sociale që të kujdesen për shëndetin mendor, shkruan lajmi.net.

Sapo ka publikuar video në Instagram teksa iu kërkon personaliteteve televizive dhe pothuajse të gjithë fytyrave publike të mos luajnë me shëndetin mendor të tjerëve duke ndikuar negativisht në thëllimin e krizave që ata mund të përjetojnë.

Tutje, Vera Ora shton kushdo që ka problem me shëndetin mendor apo ndonjë problem lidhur me këtë duhet t’i ndihmojmë sepse mund të jetë një rrezik i madh për jetën.

Ndryshe, kohë më parë Rita kishte folur në publik se nëna e saj i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për të përballuar problemet dhe krizat që fama e ka bërë t’i përjetojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme