Nëna e yllit kosovar me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu-Ora është tejet aktive me postime në rrjetet sociale.
Herë pas here ajo ndanë imazhe nga arkiva e saj, duke treguar se si dukej ajo dhe familja e saj vite më parë.
Së fundnmi ajo vjen me një fotografi dhe dedikim të ëmbël.
Vera shihet me dy vajzat e saj kur ishin adoleshente, Elenën dhe Ritën, teksa të dyja janë të veshura njësoj, “Unë ju kam kapur duart për pak por do ju mbaj zemrën përgjithmonë”, ka shkruar Vera.
Theksojmë se, Vera me profesion është psikiatre, dhe jep shpesh këshilla për shëndetin mental në videot që ndanë me ndjekësit.
Ndërkohë, në imazhin në fjalë, vajzat duken shumë të lumtura gjersa pozojnë pranë nënës së tyre, teksa Rita vërehet lehtësisht nga tiparet e fytyrës sepse me kalimin e viteve nuk ka ndryshuar aq shumë.
Rita ndërkohë po vazhdon promovimin e albumit të saj “Pheonix”, gjersa në mars do të nisë turin e saj të koncerteve me të njëjtin emër, duke e nisur nga Australia, për të vazhduar me Azinë dhe Evropën.
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...