Veprimi ndaj Lumbardhit – ‘Vëllai i Madh’ merr vendim për Gani Gërminë

22:15 | 27 Nëntor 2023
E.G

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutuan gjerësisht gjestet e Gani Gërmisë kundrejt Lumbardh Salihut.

Gazetari e humoristi tha se ndihet keq për veprimet e tij dhe se nuk krenohet me këtë.

Pas gjithë diskutimit, atij iu kumtua vendimi i ‘Vëllait të Madh’, për t’ia bërë me dije se në këtë reality shou ka edhe rregulla.

Vendimin e ‘Vëllait të Madh’ ua sjellim më poshtë:

“Gani, rrugëtimi i juaj i deritanishëm në Big Brother VIP Kosova është përshkruar shpesh me sjellje të papërshtashme.

Janë evidente fjalori ofendues, gjuha dhe veprimet e dënueshme ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht në debatin e fundit me Lumin. Pasi fatmirësisht cënimi fizik ka munguar deri tash, unë fatin tënd në lojë shkaku i sjelljeve tuaja kam vendosur t’ia lë në dorë publikut.

Për këtë arsye sonte do të hap një televotim me pyetjen ‘A duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi?’”. /Telegrafi/

 

Të ngjashme