Ai është një ndër aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, këtë e tregojnë jo vetëm fitimet marramendëse që e kanë renditur në një prej aktorëve më të paguar të të gjitha kohërave, por edhe pjesëmarrja si aktor kryesor në shumë telenovela dhe seriale.
I bërë i njohur në vendin tonë në rolet e Mehmetit, Halilit, Behlulit, Kuzeyt, Kurtit dhe Xhesurit, Kivanç Tatlıtuğ ka arritur të shenjojë emrin e tij me gërma të arta që në një moshë fare të re dhe të shndërrohet në idhullin e shumë fansave.
Por, janë këta të fundit që kanë mbetur të pakënaqur nga veprimi i tij i fundit dhe nuk kanë nguaruar aspak të sulmojnë aktorin e njohur. Ndërkohë që të gjithë tuqit kanë përkujtuar me 10 nëntor 79-vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës turke, Mustafa Kemal Atatürk, aktori i njohur e harroi këtë ditë duke zemëruar në këtë mënyrë fansat. Por, disa ditë më vonë ai ka korrigjuar ”gabimin” e tij dhe ka bërë një postim për Atatürk, duke e “Pasha me shikim shqiponje” sërish është përballur me komentet aspak pozitive dhe fyese të ndjekësve të tij të cilët e kanë konsideruar tradhëtar, të paburrë dhe aspak i denjë për të qenë një turk.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...